Maqedoni
Carovska: Opsioni më i mirë, mësimi me prani fizike
16.07.2021 14:55
Fillimi i vitit të ri shkollor me prezencë fizike të nxënësve është një nga skenarët më të mirëpritur....

Fillimi i vitit të ri shkollor me prezencë fizike të nxënësve është një nga skenarët më të mirëpritur, por një gjë e tillë varet nga situata epidemiologjike në vend ,thotë ministrja e arsimit Milla Carovska. Në rastin më të keq, në lojë janë edhe dy skenarë të tjerë ai me mësim online dhe ai hibrid, tha Carovska.
“Para 2 javë e gjysmë Qeveri ka sjell vendim, për 3 skenarë, siç përgatitet një sistem serioz dhe një shtet serioz. Kjo nënkupton se me ndryshimin e gjendjes epidemiologjike, sistemi duhet të jetë i përgatitur për t’i ndryshuar skenarët. Skenarë me prioritet është skenari me prezencë fizike të të gjithë nxënësve, me protokolle të cilat janë miratuar bashkë me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe presim, në rast se gjendja epidemiologjike mbetet e këtillë, që më 1 shtator të gjithë nxënësit t’i shohim në banka dhe oborret e shkollave përplot me nxënës.”,- deklaroi Milla Carovska nga MASh.
Nuk heqim dorë nga reforma, debate në shtator
Carovska thotë ndërkohë se MASh nuk heq dorë nga reformat në arsim.
“Pres të realizojmë një raund debatesh në shtator. Pas kthimit nga pushimet do të vendosim për dërgimin e propozim ligjit në kuvend. Qëndrimi i qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit është se nuk tërhiqemi nga procesi i filluar.”,- theksoi Carovska.
Derisa propozim ligji është në debat publik, ekspertët dhe të gjithë të interesuarit mund të japin vërejtjet dhe propozimet e tyre, tha Carovska.
GYLTENE SINANI
