Maqedoni

Depotovski: Rritet aktiviteti ekonomik në ZZHTI

16.07.2021 15:14

Në gjysmën e parë të vitit u nënshkruan marrëveshje për investime të reja me vlerë 105 milion euro...

Në gjysmën e parë të vitit u nënshkruan marrëveshje për investime të reja me vlerë 105 milion euro, informon drejtori i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik-Industrial, Jovan Despotovski. Eksporti në këto zona arriti në 1 miliard e 559 milion euro, që është 67 për qind e së njëjtës periudhë në vitin 2020. Despotovski shpreson që këta numra do të vazhdojnë të rriten.
 
“Jemi të vetëdijshëm për rreziqet dhe jemi në kontakt me kompanitë. Trendet globale në industri të caktuara nënkuptojnë rreziqe të caktuara dhe ne i ndjekim me kujdes, natyrisht që jam i kënaqur me numrat pozitivë, por do të jemi të kujdesshëm, do të përpiqemi t'i inkurajojmë këto numra pozitivë në periudhën e ardhshme.”,- deklaroi drejtori i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik-Industrial, Jovan Despotovski.
 
Ai shtoi se mbeten në parashikimet për 1 miliard investime të reja të huaja deri në fund të mandatit. Tashmë po bisedohet me 30 kompani për investime në vlerë prej 400 milion euro dhe krijimin e 8,500 vendeve të reja të punës.
 
SEDAT SELIMI