Maqedoni
Covid-19, 18 të infektuar, 5 të shëruar e asnjë viktimë
16.07.2021 15:32
Në 24 orët e fundit janë kryer 3470 teste, nga të cilat janë regjistruar 18 raste të reja infektimi nga Covid-19...
Në 24 orët e fundit janë kryer 3470 teste, nga të cilat janë regjistruar 18 raste të reja infektimi nga Covid-19, prej tyre 8 raste janë në Tetovë, katër në Shkup-4, nga 2 në Gostivar dhe Ohër-2 dhe nga një në Dibër dhe Radovish. Janë regjistruar edhe 5 pacientë të shëruar dhe për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Metoda më bashkëkohore monoklonike, të hënën fillon vaksinimi te fëmijët
Në vend ka mbërritur tashmë edhe metoda më bashkëkohore e terapisë monoklonike, për pacientët e sëmurë nga Covid 19: terapia e përzier me antitrupa të barnave CASIRIVIMAB dhe IMDEVIMAB”, e aprovuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave. Drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive, Milena Stefanoviq, thotë se fillimisht terapinë do të mund ta marrin pacientët me pasqyrë të rëndë klinike.
“Rekomandohet që kjo terapi të jepet tek ata pacientë që janë më të rrezikuar që kanë pasqyrë të rëndë klinike me të vetmin qëllim që të normalizohet pasqyra e rënde klinike dhe për të parandaluar më të keqen humbjen e jetës nga Covid 19.”,- deklaroi drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stefaniviq.
Nga dita hënë ndërkohë, fillon vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç. Sipas të dhënave nga sistemi “Termini im” 1623 fëmijë dhe të rinj kanë shfaqur tashmë interes për vaksinimin. Numri më i madh i fëmijëve dhe të rinjve të regjistruar është në Shkup, në poliklinikat “Bukuresht” – 376, “Jane Sandanski” – 267, “Çair” – 101 dhe “Bit Pazar” – 5. Vazhdon pa ndërprerë edhe vaksinimi i qytetarëve të rritur. Deri më tani janë vaksinuar 440 299 qytetarë dhe 259 894 janë rivaksinuar.
REJHANE BUSHI METAJ
