Botë

Gjyqësori në Nju Jork, nuk e akuzon policin e bardhë për vrasjen e 43 vjeçarit me ngjyrë

04.12.2014 14:49

Një juri e madhe në Nju Jork ka vendosur që mos ta akuzojë policin e bardhë, Daniel Pantaleo, për vrasjen e personit të zi të paarmatosur, Eric Garner...

 Ky vendim ka nxitur protesta në rrugët e Nju Jorkut, ku kanë marrë pjesë qindra vetë. 
 
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, tha se do të zhvillojë hetime për këtë incident. Vrasja e 43 vjeçarit, Eric Garner, më 17 korrik në Staten Island ishte xhiruar në video.
 
Në të shihet polici Pantaleo duke e shtrënguar me duart e tij personin Garner rreth qafës, pasi, sipas policisë, ai i kishte rezistuar arrestimit për shitjen ilegale të duhanit. Ky ishte vendimi i dytë i jurisë së madhe, brenda një jave, me të cilin refuzohet ndjekja e policit të bardhë për vrasjen e personit të zi të paarmatosur. 
 
Më parë, vendimi i jurisë së madhe në Ferguson të Misurit për vrasjen e të riut zezak, Michael Brown, ka shkaktuar protesta të ashpra dhe trazira.