Maqedoni
Rezoluta, VMRO e gatshme të bisedojë me të gjitha partitë
16.07.2021 16:46
VMRO –DPMNE–ja e gatshme për të biseduar me të gjitha partitë politike për të fituar mbështetjen e tyre rreth rezolutës...

VMRO –DPMNE–ja e gatshme për të biseduar me të gjitha partitë politike për të fituar mbështetjen e tyre rreth rezolutës që përmban vijat e kuqe maqedonase në bisedimet me Bullgarinë. Ata këmbëngulin në unifikimin e gjitha partive, pasi sipas tyre dokumenti është përpiluar për të bashkuar e jo ndarë dhe ftojnë që i njëjti të mos shfrytëzohet për pazare politike.
“Do të theksoja se jemi të hapur për bisedime me të gjitha subjektet politike, por të qarta janë pozicionet tona. Njëherë i kemi thënë, do ti përsëris edhe njëherë: kjo rezolutë nuk guxon të na ndajë dhe të jetë objekt i pazareve politike, por do të duhet të na bashkojë.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO–DPMNE–së, Dimçe Arsovski.
LSDM: Emri i shtetit të korrigjohet në preambulë
Teksti i rezolutës është i pranueshëm për LSDM – në, por sipas kushtetutës social demokratët thonë se emri i shtetit do të duhet të korrigjohet në preambulën e dokumentit. Nga partia e Zaevit ripërsërisin se me fqinjit lindor nuk negociojnë për identitetin maqedonas.
“Kur do ta shohim rezolutën në kuadër të koordinimeve si grup parlamentar, do të bisedojmë dhe do të shohim se cila do të jetë qasja kolektive. Personalisht konsideroj se qëndrimi i partisë është se teksti është I pranueshëm, i tillë siç është por në përputhje me kushtetutën, këtu mos të kemi hamendje.”,- theksoi zëdhënësi i LSDM–së, Kostadin Kostadinov.
Rezoluta e VMRO – DPMNE –së e cila ka të bëjë me mbrojtjen e identitetit maqedonas, para deputetëve për shqyrtim pritet të vijë javën që vjen. Megjithatë edhe kjo vihet në pikëpyetje pasi “E Majta” ka paralajmëruar bllokimin e Kuvendit pasi qeveria vendosi që me flamur europian ta fus në procedurë parlamentare propozim ligjin e shtetësisë të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
MERAL ISMAILI
