“Casablanka Beats”, filmi i parë maroken në Festivalin e Kanës që nga 1962

16.07.2021 18:19

Filmi i parë maroken që garon për çmimin kryesor në Kanë....

Filmi i parë maroken që garon për çmimin kryesor në Kanë, që nga viti 1962, hedh një dritë mbi kulturën e hip hopit dhe lirinë e shprehjes.

Premiera e Filmit maroken “Casablanka Beats” u shfaq në Festivalin e Filmit të Kanës, duke u bërë produksioni i parë maroken që garon për të fituar “Palmën e Artë” që nga viti 1962.

Protagonistët janë të gjithë aktorë jo-profesionistë, përfshi reperin Anas Basbusim, i cili luan rolin e një mësuesi që përpiqet të inkurajojë studentët të tij të dalin nga normat kulturore dhe të jetojnë ëndrrën e tyre nëpërmjet hip-hop-it.

“Nuk isha shumë nervoz gjatë xhirimeve pasi jam takuar edhe më parë me regjisorin. Kam folur shume me të mbi hip-hop dhe mbi punën time me programin për të rinjtë. Ai i ka ndjekur nga afër projektet tona dhe ka ardhur të shohë koncertet qe kemi zhvilluar. Dhe kjo me lejoi që të familjarizohesha me filmat e tij dhe më lejoi të aktroja natyrshëm pa pasur ndonjë stres”, u shpreh Anas Basbousi, reper dhe njëkohësisht aktor i filmit.

Filmi, me regjisor Nabil Ayouch, ndjek një grup të rinjsh në një qendër kulturore në lagjet e varfra të Kazablankës.

Ata përdorin Hip-Hop-in për të shprehur ndjenjat e tyre mbi një sërë çështjesh, përfshi fenë, familjet, kufijtë gjinorë dhe terrorizim.

“Kasablana Beats” do të shfaqet online dhe në kinema nga data 17 korrik, kur përfundon edhe Festivali i mirënjohur i filmit, ai i Kanës.