Kanada, tornado në Barrie, 8 të lënduar, dëme të shumta materiale
16.07.2021 18:51
8 persona u lënduan...

8 persona u lënduan, 4 prej tyre përfunduan në spital me dëmtime serioze dhe rreth 25 ndërtesa u dëmtuan kur një tornado e pazakontë goditi qytezën Barrie, në Ontario të Kanadasë, duke lënë pas shkatërrim.
Nga 25 ndërtesat që u dëmtuan, tre u shkatërruan plotësisht. Banorët u fshehën fillimisht në bodrume, e kur dolën jashtë, u përballën me shtëpi të shkatërruara, çati të shqyera, makina të prishura dhe linja elektrike të rrëzuara.
Autoritetet i cilësuan dëmet si katastrofike. Tornado e fundit me efekt shkatërrues e që la pas 8 viktima e 150 të lënduar, ishte regjistruar në vitin 1985.
