Maqedoni

Popovski, merr pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Bazel

04.12.2014 14:50

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, sot do të marrë pjesë në Këshillin e 21-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë...

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, sot do të marrë pjesë në Këshillin e 21-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i cili mbahet në Bazel, Zvicër, vendi kryesues në vitin 2014.
Në takim, ministrat do të këmbejnë mendime për aktivitetet e organizatës në periudhën e kaluar njëvjeçare, si dhe për drejtimet e reja të veprimit në fushën e tre dimensioneve, të cilat i mbulon OSBE-ja: dimensioni politiko-ushtarak, ekonomik së bashku me mjedisin e jetesës dhe atë human, përkatësisht segmentin e të drejtave të njeriut.
 
Ministri Poposki, do të mbajë fjalim në këtë forum, në të cilin marrin pjesë 57 vende anëtare nga Vankuveri deri në Vlladivostok.