Maqedoni
Zgjedhjet vendore, Mehmeti: Edhe kandidati edhe programi të rëndësishëm
17.07.2021 14:15
Partitë politike po bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve me të cilët do të futen në garë...

Partitë politike po bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve me të cilët do të futen në garë për zgjedhjet vendore të tetorit. Por analisti politik Ibrahim Mehmeti vlerson se krahas kandidatëve ata duhet të fokusohen edhe në programet me të cilat do ti bindin qytetarët për menaxhimin e pushtetit vendorë.
Sipas tij kandidati i aftë dhe program i mirë janë dy komponenta që do të sillnin rezultat në favor të qytetarëve.
“Edhe kandidatët edhe programet janë të ndërlidhura sepse mund të kemi program, të përkryer por nëse ata që duhet të implementojnë nuk janë njerëzit e duhur në ato pozita përsëri nuk është zgjidhje dhe nga ana tjetër nëse kemi njerëz, kandidatë të mirë por nëse nuk kanë programe edhe kjo është problem kështuqë gjithsesi për të pasur një ofertë të mirë dhe për të pasur qytetarët zgjedhje të mirë në zgjedhje gjithsesi duhet të ketë një kombinim dhe kjo është detyra kryesore e partive politike në këtë fazë përgaditore edhe pse tani shofim se më tepër kemi debate për kandidatë se sa për programet kjo mund të lind skepsën se përsëri fokusi do të jetë te kandidatët dhe jo te programet”, u shpreh analisti politik Ibrahim Memeti.
Veç kreut të komunës partitë por edhe qytetarët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe listës së këshilltarëve sepse ata janë korigjuesi i punës së kryetarit të komunës thotë Mehmeti.
“Këshilltarët janë shum të rëndësishëm në mbykqyrjen e punës së kryetarëve të komunave dhe komunës në përgjithësi dhe mendoj se është mirë që ta zgjërojnë fokusin dhe të shofin edhe atë se kush janë këshilltarët dhe sa do të jenë të aftë që ta kontrollojnë punën e kryetarit të komunës dhe nëse është nevoja të bëhen edhe korigjues të punës së kryetarit të komunës”, theksoi Memeti.
Mediat edhe shoqëria civile mund të japin kontributin e tyre në këtë drejtim thotë Mehmeti duke nënvizuar ballancin midis programit të kandidatëve dhe raportit të kryetarit të komunës me këshillin komunal.
NAIM RAMDANI
