Kovid 19: 18 raste të reja, 9 të shëruar dhe asnjë i vdekur; Filipçe: Në rrezik të pa vaksinuarit
Në vend janë regjistruar edhe 18 raste të reja me kovid 19 nga 3667 të testuar...

Në vend janë regjistruar edhe 18 raste të reja me kovid 19 nga 3667 të testuar, prej të cilëve 8 në Shkup, 5 në Tetovë, në Kumanovë-2, Gostivar, Koçanë, Gjevgjeli dhe Dibër nga një të infektuar.
Janë regjistruar edhe 9 pacientë të shëruar, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Numri I rasteve aktive aktualisht është 246, prej të cilëve në kryeqendër janë 88 ndërsa në Tetovë 78 raste aktive.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“U bëj apel të gjithë qytetarët të cilët ende nuk janë vaksinuar të vaksinohen sa më shpejtë që është e mundur. Vaksinat janë efikase dhe të sigurta, vetëm vaksinimi masiv mund t’i japë fund pandemisë globale të Covidit”, ka shkruan Filipçe në rrjetet sociale.
Ai njëherit thekson se në Evropë dhe botë janë vendosur kufizimet për personat e pa vaksinuar kundër Covid-19 tek të cilët vazhdon të përhapet virusi korona. Të hënën e javës që vjen pritet të nisë edhe vaksinimi I fëmijëve prej 12 deri në 18 vjeç, ndërsa deri tani interesim për tu vaksinuar kanë shprehur rreth 1800 fëmijë dhe të rinjë.
Derisa për fëmijët është e obligueshme paraqitja, për personat e moshës madhore prej dia ditësh në rrjedhëe sipër është vaksinimi pa termine.
Gjatë të premtes janë vaksinaur gjithsejt 10 mijë e 817 qytetarë, prej të cilëve dozen e pare e kanë prnuar gjashtë mijë e 76 persona. Deri tani janë vaksinaur gjithsejt 453 mijë e 773 qytetarë, prej të cilëve 272 mijë e 129 qytearë e kanë marrë edhe dozen e dytë të vaksinës anti kovid.
SEDAT SELIMI
