Botë
Vërshime në Evropë: Në Gjermani dhe Belgjikë mbi 160 të vdekur
17.07.2021 15:07
Nga përmbytjet në Gjermani dhe Evropën perëndimore numri i viktimave është rritur në mbi 160 persona...

Gjermania dhe Belgjika janë shtetet më të goditura, pasi në gjermani janë raportuar 133 të vdekur ndërsa në Belgjikë 27 të vdekur. Shirat e rrëmbyeshëm që përmbytën mbi 20 qytete dhe komunitete në Gjermani dhe Belgjikë kanë shkatërruar rrugë dhe qasja në internet dhe shërbimet telefonike është ndërprerë po ashtu, duke e bërë të vështirë komunikimin mes banorëve, për të konfirmuar numrin e të zhdukurve.
Megjithse niveli I ujit ka filluar të bie rrezik paraqet një pendë në Keln shpërthimi I të cilës vë në rrezik rajonin jugor, prandaj është evakuuar popullata. Autoritetet lokale dhe qytetarët thonë se për momentin me rëndësi është të shpëtohen jetët e njerëzve.
“Na duhet ndihmë për të shpëtuar ejtët e njerëzve derisa kjo është e mundur. Ti nxjerrim ata që ndodhen të bllokuar në shtëpitë e tyre. PAstaj do të ejtë e nevojshme ndihmë e madhe pasi kjo është katastrofë e madhe”, u shpreh zyrtari në Keln.
“Nuk mund ti mbaj lotët, ndërtuam gjithçka me mund dhe për një cast gjithçka u rrënua. Gjithçka duhet ndërtuar nga fillimi. Kjo dhemb shum”, theksoi qytatari.
Edhe në krahinën jugore holandeze Limburn është shpallur katastrofë kombëtare. Banorët tër kohën janë në betejën me ujin për ti mbrojtur shtëpitë e tyre.
“Të gjith ndihmojmë në ndërtimin e pengesave që të sigurohemi se lumi nuk do të del nga shtrati në fshatin tonë. Në një gjatësi prej dy kilometrash do të vendosim thasë me rërë që ta ndërpresim ujin”, u shpreh qytetari.
“Deri tani nuk jemi përballur em diçka të tillë, po bëjmë gjithçka që mundemi. Çdo ndihmë është e mirëseardhur”, theksoi qytetari.
Shërbimet e emergjencës do të vazhdojnë kërkimet në zonat e prekura thonë zyrtarët sipa stë cilëve po vazhdon gjeja e trupave të pajetë në bodrumet e shtëpive. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 12 banorë në qytetin Sinzig, që ishin në shtëpi kujdesi për personat me nevoja të veçanta, të cilët nuk qenë në gjendje të iknin, pasi lumi Ahr, që gjendet në afërsi, doli nga shtrati dhe përmbyti zonën.
Rreshjet e shiut dhe moti jo stabil prej të premten e kanë kapluar edhe rajonin.Në pjesë të Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinës u njoftua pë vërshime, ndërsa në Kosëvë dhe Serbi pati edhe rreshje të breshërit. Zyrtarët evropjan përfshi Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por edhe shkenctarët, kanë vlerësuar se përmbytjet janë pasojë e ngrohjes globale.
SEDAT SELIMI
