Maqedoni

Zgjedhjet lokale: VMRO kritikon kandidatin e LSDM-së në Shtip

17.07.2021 15:33

Partitë politike vazhdojnë përplasjet në konotacion të zgjedhjeve lokale...

Shigjetimet e VMRO – DPMNE – së opozitare në adresë të LSDM – së ngërthejnë kritika për emrat e kandidatëve të publikuar për kryetar komunash. Partija e Mickovskit me akuza ndaj kandidatit për kryetar të Shtipit Sashko Nikollov.
 
“Si dënim për qytetarët e Shtipit po vendosen  pagesat rrugore në autostradën e re, të cilat do të kushtojnë 360 denarë në relacion Shtip – Shkup – Shtip. Sashko Nikollov nuk është opsioni I duhur për kryetar komune për Shtipin dhe qytetarët e Shtipit. Sa më herët të kthehet në profesionin paraprak, aq më mirë për qytetin dhe komununën”, u shpreh zëdhënësi i VMRO – DPMNE - së, Dimçe Arsovski.
 
LSDM: Nisim aktivitetet derë më derë
 
Nga LSDM duke mos përfillur akuzat e oponentit të tyre politik, sot nisën aktivitetet në terren, derë më derë për të krijuar platformën parazgjedhore.
 
“Bashkë me qytetarët do ta krijojmë ofertën më të mirë programore të LSDM – së për zgjedhjet lokale. Ofertë për qytetarët e cila do të përmirësojë cilësinë e jetesës në çdo vendbanim, në çdo komunë. Propozimet, komentet dhe kërkesat që marrim nga takimet tanimë jemi duke I sistemuar dhe analizuar. Me të njëjtën formë do të veprojmë edhe me propozimet nga takimet derë më derë”, theksoi sekretari organizativ i LSDM – së, Martin Popov.
 
Shilegov: Prioritet interesi i shkupjanëve
 
Nga LSDM këtë javë zyrtarizuan 30 nominimet për kryetar komuna, në mesin e tyre dhe kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Ai thotë se e drejtë e çdo qytetari është për vetë vendosje, ndërsa u tregua i painteresuar se cili do të ishte oponenti i tij nga rradhët e VMRO – së në Shkup për zgjedhjet lokale.
 
“Unë një kohë më të gjatë nuk merrem me VMRO – DPMNE – në, por merrem me interesat e qytetit të Shkupit. Një qëllim të tillë kam edhe në të ardhmen. Po hyjmë në fushatë parazgjedhore, gjithçka do të ndëgjojmë. Mua më interesojnë shkupjanët, interesat e qytetit të Shkupit”, u shpreh kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Nga VMRO – DPMNE deri më tani kanë dalë më kandidaturë zyrtare për kryetarin e komunës së Ohrit, ende mbahet secret se kush do të garojë në Shkup, edhe spe përmendet ish kryetari Koce Trajanovski. Zgjedhjet lokale do të duhet të mbahen në pjesën e dytë të tetorit.
 
MERAL ISMAILI