Maqedoni

KShZ: Dermallog do të sigurojë pajisjet për finger print

17.07.2021 16:03

Komisioni shtetëror I zgjedhjeve ka përzgjedhur kompaninë gjermane Dermallog që të sigurojë pajisjet teknike...

Komisioni shtetëror I zgjedhjeve ka përzgjedhur kompaninë gjermane Dermallog që të sigurojë pajisjet teknike për identifikimin e të dhëanve personale nëpërmjet shenjave të gishtrinjëve gjatë votimit në zgjehdjet lokale.
 
Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski thotë se nga gjithsej katër kompanitë e paraqitura, Dermallog ka pasur ofertë më të mire dhe përjashton keqprdëroimin e të dhënave personale të qytetarëve.
 
“Garancitë janë parashikuar në tender dhe mund të lexohen në procedurën, ashtuqë të dhënat do të vendosen nga ministria e brendshme dhe më do kthehen mbrapa. Andaj ato s’mund të keqpërdoren pasiqë ne nuk blejmë kompani, por pajisje e cila është pronë e jona“, u shpreh kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
 
Deri në fund të shtatorit duhet të porositen pajisjet. Fillimisht do të mbërrijnë 200 aparate për trajnim dhe më pas të tjerat. Kjo risi po aplikohet pas ndryshimeve në kodin penal, kontroll i identitetit të votuesve nëpërmjet terminaleve për leximin e të dhënave të gishtrinjëve. Njeriu I parë I KSHZ-së sqaroi edhe azhurimin e të dhënave në listën zgjedhore si dhe vjimin e procesit zgjedhor.
 
“Lista zgjedhore po azhurohet në bazë ditore. Tani vijon furnizimi publik edhe për procesin e votimit dhe publikimin e rezultateve të para”, theksoi Dashtevski.
 
Tanimë në KSHZ po selektohen edhe anëtarët e ri të këshillave zgjedhor, sipas madhësisë së komunave. Përzgjedhja e tyre pritet të përfundojë javën që vjen.
 
MERAL ISMAILI