Maqedoni
Moti: Në dy ditët e ardhëshme do të kemi mot jo stabil
17.07.2021 16:29
Pas motit me temperatura të larta në mbi 40 gradë celzius, prej pasditen e së premtes vendi është kapluar...

Pas motit me temperatura të larta në mbi 40 gradë celzius, prej pasditen e së premtes vendi është kapluar nga moti me rreshje të shiut dhe temperatura deri në 37 gradë celzius.
Nga Drejtoria për punë hidro metereologjike thonë se më freskët do të ejtë ditën e hënë kur temperaturat mesatare do të zbresin në 35 gradë ndërsa në Shkup në 30 gradë celzius. Rreshjet e shuiut do të jenë më të theksuara në pjesën veri perëndimore të vendit.
“Në dy ditët e ardhëshme presim që në orët e mesditës dhe pasditës moti të jetë jo stabil me rreshje të shiut bubullima dhe erë të fuqishme që do të tejkalojë edhe 70 kilometra në orë, ndërsa në do të ketë edhe breshër”, u shpreh Boris Sekirarski nga DPHM.
Sipas metereologëve moti jo stabil do të jetë i pranishëm deri të marten.
“Nga e mërkura gjendja e motit do të ndryshojë, dhe do të fillojë me erë të fuqishme nga veriu, me më shum diell dhe rritje temperaturash por ende moti do të jetë më i freskët”, theksoi Sekiraski.
Rreshjet mund të ndikojnë edhe në rritjen e sasisë së ujit në shtretërit e lumenjve sidomos në pjesën perëndimore të vendit thonë metereologët.
SEDAT SELIMI
