Maqedoni

Zëvendëskryeministri Besimi, në Bruksel do ta takojë komisionerin Han

04.12.2014 14:51

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, sot në Bruksel do të realizojë takim zyrtar me komisionerin...

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, sot në Bruksel do të realizojë takim zyrtar me komisionerin për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Han. 
 
Ky është takimi i parë zyrtar pas emërimit të Johanes Hanit në funksionin komisioner për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit. 
 
Takimi realizohet para mbledhjes së dhjetorit të Këshillit Evropian.