Maqedoni

Kryqi i kuq në Strugë angazhohet për shpëtimtarët e plazheve: Të rëndësishëm për sigurinë e pushuesve

17.07.2021 16:55

Për shkak se këtë vit shum platforma nëpër plazhe u prishën dhe nuk ka koncesionerë...

Për shkak se këtë vit shum platforma nëpër plazhe u prishën dhe nuk ka koncesionerë, një pjesë e plazheve mbetën edhe pa shpëtimtarë. Por kryqi i kuq në Strugë është angazhuar për vullnetarë të cilët do tu shërbejnë qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit veror.
 
Nga kryqi i kuq thonë se çdo vit trajnojnë të rinj për të shërbyer si shpëtimtarë nëpër plazhe. Për shkak se zakonisht vullnetarët për shpëtimtar janë studentë dhe kur diplomojnë punësohen në profesionet e tyre, numri i tyre është më i vogël. Megjithatë ka interesim dhe këtë vit janë bërë marrëveshje të reja nga kryqi i kuq edhe me koncesionerë të cilët i paguajnë ata sepse plazhet kanë nevojë për shpëtimtarë.
 
“Gjatë verës, plazhet tona kanë incidente të shumta, shpëtimtarët i kemi të rëndësishëm, patjetër sepse ato japin siguri nëpër plazhe dhe të gjithë njerëzit, pushuesit ndjehen më të sigurtë në praninë e tyre. Ne kemi të angazhuar 15 shpëtimtarë, çdo dit rritet numri i koncesionerëve që kërkojnë të kenë shpëtimtarë, ne presim edhe gjatë ditëve në vazhdim që të kemi edhe kontrata të reja që ti angazhojmë të gjithë shpëtimtarët”, u shpreh sekretarja e Kryqit të Kuq Strugë, Adhurime Dauti.
 
Një ndër aktivitete e rregullta të kryqit të kuq në Strugë është edhe aktiviteti për dhurimin e gjakut. Nga kryqi i kuq thonë se gjatë kohë së pandemisë numri i qytetarëve të cilët dhuronin gjak u zvogëlua por me fillimin e vitit 2021, numri është rritur shumë.
 
“Me kapërcimin e vitit 2020, që në fillim të vitit 2021 mbase shumë njerëy e kaluan Kovidin, u paraqit një interesim edhe më i madh që njerëzit të dhurojnë gjak dhe që në fillim të muajve të parë i diktua që njerëzit e tejkaluan edhe frikën”, theksoi Dauti.
 
Nga kryqi i kuq thonë se gjatë muajve të fundit ka pasur senzibilizim të madh nga ana e qytetarëve dhe janë dhuruar edhe shumë plazma për të ndihmuar në shërimin e pacientëve me Covid 19.
 
ILMIJE ZHAKU