Botë

Kovid 19: Delta po rrezikon të pa vaksinuarit

17.07.2021 17:47

COVID-19 në SHBA po shndërrohet në “pandeminë e të pavaksinuarve” ka deklaruar Drejtoresha e Qendrave...

COVID-19 në SHBA po shndërrohet në “pandeminë e të pavaksinuarve” ka deklaruar Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Rochelle Walensky.
 
Ajo këto komente  i bëri gjatë informimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa disa shtete amerikane kanë rekomanduar qytetarët që të vendosin maskat sërish, për shkak të shqetësimeve për rritjen e rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19. Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në SHBA gjatë javës së kaluar është rritur për 70 për qind, ndërkaq numri i vdekjeve është rritur për 26 për qind.
 
Walensky tha se pothuajse të gjitha hospitalizimet dhe rastet e vdekjeve janë në mesin e personave të pavaksinuar. Administrata e presidentit Biden pret që numri i rasteve të rritet gjatë javëve në vazhdim në komunitetet ku niveli i vaksinimit është i ulët. Ndërkaq, Rusia ka regjistruar shifra rekorde të të vdekurve më 16 korrik, kur autoritetet thanë se kana vdekur 799 persona.
 
Zyrtarët rusë thonë se varianti Delta i koronavirusit ka shkaktuar këtë valë të re të pandemisë, ndërsa Rusia ka rreth 19.5 përqind të popullatës të vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës. Në Seul të Koresë së Jugut, për të 11 ditë me radhë janë regjistruar mbi 1.000 raste me COVID-19, duke detyruar zyrtarët që të ashpërsojnë masat kundër pandemisë në mbarë vendin.
 
Në Tokio të Japonisë një person doli pozitiv me COVID-19 në fshatin olimpik, thanë organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Ky rast ka rritur shqetësimet lidhur me infektimet që mund të ndodhin gjatë Olimpiadës, që do të nis javën e ardhshme.