Basketboll

Basketbollistët e Philadelphia 76ers më në fund arritën të fitojnë një ndeshje në NBA këtë sezonë

04.12.2014 15:00

Një muaj e një javë, aq pritën tifozët dhe lojtarët e 76ers të ndjejnë shijen e fitores së parë në sezonin e ri, më në fund korrën fitore në Minneapolis kundër Wolves..

Një muaj e një javë, aq pritën tifozët dhe lojtarët e 76ers të ndjejnë shijen e fitores së parë në sezonin e ri, më në fund korrën fitore në Minneapolis kundër Wolves, ekip me karakteristik të ngjashëm si 76ers.
 
Me fitoren prej 85:77 kundër Minnesotës, Philadelphia 76ers arriti të shmang rekordin negativ në NBA në fillim të sezonit i cili është 0-18 fitore-humbje. Ky rekord dhe më tej ngelet “vepër” e New Jersey në sezonin 2009/10.
 
Michael Carter-Williams me 20 pikë, dhjetë kërcime dhe asistime ishte udhëheqës i vërtetë i mysafirëve.
 
Përderisa tek Minnesota më efikas ishte Tadeus Young me 16 pikë.
 
Bruklin Nets eshte perkujdesur per te ndalur hovin prej 8 fitoreve resht per San Antonio Spers. Hero  I Netsave ka qene Mirza Teletovic i cili regjistroi 26 pike e 15 kercime. Edhe bashkelojtaret e tjere u treguan superior si Deron Viljams me 17 kosha, kurse Bruk Lopes shtoi 16.
 
Ne radhet e kampioneve Deni Grin u dallua me 20 pike e 10 kercime, kurse Tim Dankan ishte i shkelqyer me 14 pike e 17 kercime.
 
Kyle Lowry ishte ylli që shkëlqeu në sfidën e NBA mes Toronto Raptors dhe Sacramento Kings, teksa shënoi 27 pikë në suksesin e ekipit kanadez 117:109.