Maqedoni

Vaksinimi i fëmijëve, Mjekët: Vaksina është e sigurt, nuk ndikon në rritje

18.07.2021 15:58

Rreth 1800 fëmijë prej 12 deri në 18 vjeç kanë caktuar termin për tu vaksinuar me vaksinën anti kovid të kompanisë Fajzer...

Rreth 1800 fëmijë prej 12 deri në 18 vjeç kanë caktuar termin për tu vaksinuar me vaksinën anti kovid të kompanisë Fajzer. Më së shumti të paraqitur ka në kryeqendër, pasojnë Manastiri, Tetova dhe Kumanova.
 
Në disa qytete ka më pak se 10 fëmijë të paraqitur për vaksinim. Mjekët thonë se vaksina është e sigurt dhe nuk ka efekte të pa dëshiruara, si dhe nuk ndikon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
 
“Vaksina e Fajzer gjatë muajve të kaluar u testua te grupe individësh të moshës nga 12 deri në 18 vjeç dhe u publikua studimi me 15 mijë të testuar, me çrast u dëshmua efikasiteti dhe siguria e vaksinës, prandja që nga muaji maj u miratua fillimisht në Kanada, SHBA, e më pas edhe nga agjencioni evropjani ilaçeve, si vaksinë e sigurt dhe efikase që mund tu jepet individëve të grupmoshës mbi 12 vjeç”, u shpreh mjekja Meri Kirjas. 
 
Sipas sajë në SHBA deri tani janë aplikuar rreth 4 milion doza vaksinash, dhe u dëshmua se ajo është efikase dhe e sigurt. Imunizimi i fëmijëve fillon nga dita e hënë dhe bëhet vetëm me termine të caktuara paraprakisht.   
 
SEDAT SELIMI