Botë

Vërshime në Evropë, vazhdon të rritet numri i viktimave

18.07.2021 16:24

Vërshimet vazhdojnë të mbeten shqetësim për disa vende evropjane, pais në disa pjesë të rreshurrat arritën në 100 litra...

Vërshimet vazhdojnë të mbeten shqetësim për disa vende evropjane, pais në disa pjesë të rreshurrat arritën në 100 litra për metër katrorë, që ndikoi në daljen e ujit nga lumenjt dhe pendat.
 
Rreshjet e së shtunës shkaktuan vërshime në rajonin e Saksonisë në Gjermani, me çrast autoritetet ftuan qytetarët që të largohen nga bodrumet dhe katt e poshtme. Poashtu gjendje e jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve është shpallor edhe në Bavari. Qytetarët thonë se vërshime në atë rajon nuk ka pasur që nga viti 1959. 
                                                                             
“Gjyshi im jeton këtu tër jetën. Ai thot se nuk mban mend të ket pasur vërshime të tilla”, u shpreh qytetari. 
 
“Kishte vërshime edhe në vitin 1959 edhe atëher ishte keq u vërshuan bodrumet por nuk ishte si tani, kjo është e tmerrshme”, theksoi qytetari. 
 
Shkalla e fatkeqësisë në Gjermani është bërë më e qartë teksa ushtarët, me makina të blinduara, po pastrojnë rrugët dhe inxhinierët po vlerësojnë se cilat ndërtesa duhet të shemben. Në zona të tjera, zhytësit kontrolluan shtëpitë dhe veturat e përmbytura. Më të goditura janë rajonete e Gjermanisë në kufi me shtetet e Beneluksit ku poashtu ka pasur vërshime.
 
Belgjika ka shpallur 20 korrikun ditë zie për të nderuar viktimat e përmbytjeve. Përveç Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut – me përmbytje po përballen edhe Zvicra, Austria dhe Republika Çeke.
 
“Shirat dhe stuhitë fatkeqësisht po shkaktojnë dëme të rënda në Austri”, ka deklaruar kancelari austriak, Sebastian Kurz.
 
Qyteti i vjetër austriak Hallein është përmbytur plotësisht pasi lumi ka dalur nga shtrati.                                                                                                            
 
“Dias orë u munduam të pendojmë daljen e lumit nga shtrati, kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën”, u shpreh nga ekipi i shpëtimit.                                                                            
 
“Për fat të keq lumi doli nga shtrati dhe e vërshoi qendrën e qytetit, arsyeja është se kishte shum shi për një periudhë të shkurtër”, thekson qytetari.                 
 
Stuhia me rreshje të shiut dhe breshërit ka prekur edhe rajonin  e Ballkanit, përfshie dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk është njoftuar për dëme serioze. Metereologët kanë paralajmëruar se mot i ngjashëm do të mbajë deri të marten, e javës që vjen, ndërsa nga e mërkura pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave. 
 
SEDAT SELIMI