Botë

Miliona litra naftë janë derdhur në afërsi të një rezervati natyror në Izrael

04.12.2014 16:18

Miliona litra naftë e papërpunuar sot në mëngjes janë derdhur përmes një naftëpërçuesi të dëmtuar në pjesën jugore të Izraelit...

Miliona litra naftë e papërpunuar sot në mëngjes janë derdhur përmes një naftëpërçuesi të dëmtuar në pjesën jugore të Izraelit duke shkaktuar dëm të madhë në njërën prej rezervateve më të rëndësishme natyrore në atë zonë.
 
Zjarrfikës, përfaqësues të Ministrisë të Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor dhe ata që punojnë në mirëmbajtjen e naftëpërçeusit janë dërguar në vendin e incidentit dhe kanë arritur për dy orë ta pengojnë derdhjen.
 
E ashtuquajtura "policia e gjelbërt" pranë Ministrisë dikasteriale e heton shkakun për derdhjen e naftës , nëse kjo ka mundur të pengohet  dhe çfarë është bërë pasi është vërejtur derdhja. Është përjashtuar mundësia për sabotim dhe me siguri shkaku për incidentin është nga natyra teknike./MIA