Botë

Francë: Protesta kundër masave të reja anti kovid

18.07.2021 20:03

Prej sisa ditësh vijojnë protestat në disa qytete të Francës kundër masave të reja anti-Covid...

Prej sisa ditësh vijojnë protestat në disa qytete të Francës kundër masave të reja anti-Covid, të propozuara nga qeveria. 
 
Protesta më e madhe u regjistrua në Paris, ku mbi 100 mijë persona dolën në rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar urdhrin e autoriteteve për vaksinim të detyruar për të gjithë punonjësit e shëndetësisë.
 
Protestuesit, gjithashtu kundërshtojnë dhe planin për lejimin në restorante dhe vende të tjera publike, vetëm të personave me pasaportë vaksinimi që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid.
 
Në Paris, manifestimi u drejtua nga ekstremi i djathtë nën sloganin “Liri”. Pjesëmarrësit mbanin në duar dhe pankarta kundër “diktaturës shëndetësore” të presidentit Macron.