MPB Maqedoni, 435 gjoba për lëvizje të shpejtë vetëm gjatë ditës së djeshme!
Ministria për Punë të Brendshme....

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (18 korrik 2021) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar të veprimit në territorin e të gjithë shtetit për të sanksionuar automjetet që lëviznin me shpejtësi më të lartë se sa ishte e lejuar, ndërsa janë gjobitur 435 drejtues makinash.
“Nga këto, 35 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe katër automjete lëviznin me shpejtësi mbi 70 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar”.
“Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
