Tërmeti i pasmesnatës në Shqipëri u ndie edhe në Shkup

19.07.2021 11:15

Tërmet me intensitet prej 2-3 ballësh....

Tërmet me intensitet prej 2-3 ballësh sipas Shkallës evropiane makrosizmike me epiqendër në Shqipëri, 160 kilometra në jugperëndim të Shkupit është regjistruar sot në orën 00:21, informojnë nga Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup.

“Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë e mbikëqyrur nga Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup më 19 korrik 2021, në orët e hershme të mëngjesit, ora 00 e 21 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e së cilës gjendet në Republikën e Shqipërisë, 160 kilometra në jugperëndim të Shkupit”, thuhet në kumtesën e Observatoriumit sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup.