Reformat në arsim, nga shtatori MASh me koncept të ri të mësimit
Nga shtatori nxënësit e klasave të para...

Nga shtatori nxënësit e klasave të para do të mësojnë me program të ri të mësimdhënies, me ç’rast po bëhen edhe përgatitjet e fundit të materialeve mësimore.
Për lëndën “Shkencat Natyrore” në rrjedhë e sipër është shtypja e materialit të ri që sipas autorëve të librit pritet që i njëjti të hasë në interesim nga ana e nxënësve, sepse përmbajtja, sipas tyre, është e kuptueshme, e larmishme dhe me shumë ilustrime.
“Krijuam një material të shkëlqyer, i cili do të jetë tërheqës dhe i pranueshëm për nxënësit, sepse ata janë më të lumtur atëherë kur bëjmë eksperimente dhe kur para vetes kanë materialin mësimor të larmishëm dhe të pasur me ilustrime. Libri është i kuptueshëm për nxënësit, kurse qëllimi ynë është që të njëjtin ta realizojmë përmes lojës dhe fëmija të njoftohet me aspektet e barazisë gjinore, interkulturalizmit, inkluzivitetin, mbrojtjen e mjedisit, respektin e shumë të tjera.”,- deklaroi autorja e librit “Shkencat Natyrore”, Biljana Llazarevska.
Implementimin e konceptit të ri që MASH e bën në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, do të startojë në fillim të vitit akademik, në klasë të parë dhe në klasën e katërt. Ndryshimet do të bëhen me etapa ndërsa reforma e plotë deri në klasën e 9 pritet të përfundojë për 5 apo 6 vjet.
Materialet e reja për mësim përveç që përpunohen ne ndihmën e Byrosë për Arsim, të njëjtat shqyrtohen nga Komisioni i recensentëve dhe profesorëve universitar, thonë nga MASh. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
