Aparatura për regjistrimin e gishtërinjve, vazhdon afati i dorëzimit të ankesave në KShZ

19.07.2021 15:53

Ende është në rrjedhë e sipër procedura....

Ende është në rrjedhë e sipër procedura për dorëzimin e ankesave pas përzgjedhjes së firmës gjermane “Dermalog” për furnizim me aparatet për shenjat e gishtërinjve që do të përdoren në zgjedhjet lokale të tetorit.

Nga KShZ kanë bërë të ditur se kanë ardhur ankesa nga ana e tre kompanive të tjera. Nga KShZ sqarojnë se kompania në fjalë është përzgjedhur jo vetëm për shkak të ofertës së volitshme, por dhe për shkak të dokumentacionit të kompletuar të cilin e kanë dorëzuar në kohë, ndërsa kompanitë që janë refuzuar nga ana e KShZ-së, nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

Njëra nga firmat nuk ka pasur garanci bankare, ndërsa firma tjetër mungesë në dokumentacionin teknik, ndërsa firma e tretë ka pasur gabime në pjesën e dokumentacionit teknik dhe orientimin profesional.

Nga KShZ njoftojnë se gjithçka do të jetë e përfunduar me kohë dhe se 4 mijë fringer print aparatet do të distribuohen në kohë nga ana e firmës gjermane  Dermalogë ku merr pjese edhe shteti. Do të porositen 10% me shume aparate sa e nevojshmja apo thënë me ndryshe me shume se numri i përgjithshëm i vendvotimeve.

Kjo për arsye se ndonjë nga aparatet mund të pësojë prishje apo defekte të tjera ndërkohë që procesi i votimit duhet të vazhdojë me zëvendësimin e tij.

Pritet që marrëveshja me firmën gjermane të nënshkruhet pas përfundimit të procedurës së ankesave.

Më pas pritet të arrijë dërgesa e parë me rreth 200 aparate të cilat do të shërbejnë për trajnim në këshillat zgjedhorë të cilët do të bëjnë edhe zbatimin e procesit të votimit. (Gyltene Sinani, TVM2)