Maqedoni

Interpelanca kundër kreut të kuvendit, VMRO-DPMNE me përpjekje të dytë

19.07.2021 16:19

VMRO-DPMNE me përpjekje të dytë për të ngritur interpelancë ndaj kreut të kuvendit Talat Xhaferi pasi ky i fundit ktheu interpelancën e paraqitur kundër tij për korrigjim...

VMRO-DPMNE me përpjekje të dytë për të ngritur interpelancë ndaj kreut të kuvendit Talat Xhaferi pasi ky i fundit ktheu interpelancën e paraqitur kundër tij për korrigjim, sepse dokumenti nuk ishte paraqitur me emrin kushtetues të vendit dhe kërkoi që teksti të korrigjohej brenda një periudhe prej 15 ditësh.
 
Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski kthimi prapa i interpelancës ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi duke u referuar në harmonizimin e nenit 136 të rregullores së Kuvendit dhe ligjit pozitiv është i pabazuar dhe në kundërshtim me Rregulloren e punës së Kuvendit. 
 
“Treguam se interpelanca dhe forma e saj janë të vetmet ndaj të cilave nuk zbatohen dispozitat të cilat kanë të bëjnë me propozim ligj siç është potencuar në vetë kërkesën, gjegjësisht nuk thirren në nenin 136 të Rregullores. Neni 136 ka të bëjë me parashtrim të propozim ligjeve, kurse interpelanca dhe forma e saj nuk janë propozim ligje.”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
 
Së bashku me përgjigjen për kthimin e interpelancës Micevski tha se është dorëzuar sërish interpelanca në të njëjtën formë. Për shumicën parlamentare interpelanca për punën e kreut të kuvendit është e papranueshme ndërsa edhe opozita shqiptare ka paralajmëruar se nuk do ta mbështesë atë, ndërkaq ajo vjen pasi, Xhaferi në Parlamentin Evropian mbajti fjalim vetëm në gjuhën shqipe, për mënyrën e zbatimit të gjuhës shqipe dhe votimit të deputetëve në Kuvend.
 
NAIM RAMADANI