Maqedoni
Shitja e kurbaneve, në Shkup nuk ka, në Haraçinë shitja e dobët
19.07.2021 17:32
Në prag të festës së Kurban Bajramit, qytetarët kanë dalë për të blerë kurban...

Edhe pse këtë vit në Shkup nuk ka pasur pika për shitje të kurbanit, kjo nuk ka ndalur shitësit që të gjinden dhe të shesin kafshët e tyre, aty ku ata kanë mundësi. Tvm2 vizitoi fshatin e Haraçinës ku atje nuk ka munguar shitja e kurbaneve.
“Shitja është dobët, nuk ka shitje mjaftueshëm. Të knaqt nuk jemi aspak. Shitje ka më pak se vitet e tjera”,- tha një shitës.
“Me na pas lënë me shit në Shkup, më mirë ka qenë. Këtu katastrofë, këtu as nuk shiten. Ja dhentë kamë mbet, nuk i merr askush. Në Haraçinë nuk shiten.”,- u shpreh një shitës.
“Shitja e kurbaneve është e dobët. Populli nuk kanë para. Përpara më mirë ka qenë, por tash për tash ju po e shihni edhe vet.”,- theksoi një shitës.
“Shesim ka pak, sa duhet jo, por prapë mirë elhamdulilah.”,- theksoi një shitës.
Edhe ato blerësin e paktë që ishin në treg, shumica ishin banorë të Haraçinës. Sipas tyre çmimet janë të arsyeshme, por qytetarët nuk kanë rroga të majmë për të blerë kurban.
“Mirë janë mirë çmimet”,- deklaroi një blerës.
“Jemi të këtij fshati dhe këtu do ta bëjmë pazarin sivjet. Nuk janë shtrenjtë, çmimi në nivel, 120-100 euro.”,- u shpreh një blerës.
“Çmimi si gjithherë, nuk ka ndonjë ndryshim.”,- tha një blerës.
Në prag të festës së Bajramit, qytetarët kishin dalë edhe për të vizituar tregun ku edhe përkundër çmimeve të larta, qytetarët të vendosur për të blerë gjërat e nevojshme për festën e Bajramit që në mënyrë tradicionale praktikohet që të gjithë anëtarët e familjes më të ngushtë të hanë drekën e Bajramit.
ERSAN PAJAZITI
