Maqedoni

Ndërtimi i korridorit 8 dhe 10 , Boçvarski: Nëse kontestohet ligji, kemi pan “B”

19.07.2021 17:51

Sa i përket Ligjit për Ndërtimin e Autostradave, i cili parashikon ndërtimin e korridorit 8 dhe 10...

Sa i përket Ligjit për Ndërtimin e Autostradave, i cili parashikon ndërtimin e korridorit 8 dhe 10, miratimi i të cilit u kontestua dhe u kundërshtua nga ana e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, me çrast paralajmëruan se të njëjtin do ta dergojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese, pas dekretimit të ligjit nga ana e presidentit të shtetit.
 
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, pa hyrë shumë në detaje, tha se Qeveria ka plan “B” nëse kontestohet Ligji për ndërtimin e këtyre korridoreve dhe jep sinjale se ndërtimi i autostradave konform ligjit të sapo-miratuar do të jetë realitet.   
 
“Si Qeveri gjithsesi që kemi përpunuar variante në lidhje me fillimin dhe ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10  sepse prioriteti ynë, qëllimi kyç i yni është të kemi rrugë të sigurta dhe moderne. Tani me cilin parim dhe cilën mënyrë do të ndërtohen është punë e Parlamentit, Qeverisë dhe të gjitha institucioneve tjera si dhe Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore e cila është e obliguar për ndërtimin dhe rikonstriumin e rrugëve në shtet dhe ka kapacitetet dhe resurse të mëdha në këtë pjesë.”,- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Bocvarski.