Maqedoni
Kuvendi: “E diela ditë jo punë”, ndryshimet ligjore në Komisionin amë
19.07.2021 18:29
Të gjithë punëtorët që do të punojnë ditën e diel do të kenë mëditje më të lartë dhe ditë të lirë...

Korrigjimet ligjore të Ligjit për Marrëdhënie Pune që kaluan një proces transparent pritet te sigurojnë balancim mes jetës profesionale dhe asaj private te punëtorit, si dhe pritet sanksionim i te gjitha kompanive te cilat nuk e respektojnë vendimin. Nga foltorja e komisionit amë, me fjalim bindës para deputetëve doli ministrja e Punës dhe Politikes Sociale, Jagoda Shahpaska.
“Alibi për punëdhënësit është të largojnë punëtorë nga puna. Opozita kërkoi debat publik për të dielën ditë jopune. Shumica parlamentare refuzoi të mbështesë një kërkesë të tillë me arsyetimin se zgjidhja ligjore është një hap drejt të drejtës sociale. Ju ikin debateve të argumentuara përmes debateve publike ku dominojnë mendime të ndryshme.”,- thonë nga VMRO-DPMNE.
“Pushteti thotë se gjatë përpilimit të zgjidhjes së re ligjore 70% e kompanive të anketuara janë deklaruar PRO, ndërsa punëdhënësit kanë dalë në mbrojte të tij. Seanca filloi dhe përfundoi, ndërkohë qe lidhja e sindikatave reagoi për faktin qe nuk kanë marrë ftesë për pjesëmarrje dhe u është pamundësuar t’i tregojnë qëndrimet e tyre. Kërkojnë rritje të shtesës në rrogë për punë të dielave edhe atë qind për qind për çdo ore te kaluar në vendin e punës. Njeherit nga Lidhja e Sindikatave kanë kërkuar që edhe dënimet të jenë serioze.”,- thonë nga LSDM.
GAZMEND KURTISHI
