Maqedoni

Shoqata “Edhe unë jam Mateçi”, donacion për Shtëpinë e Shëndetit në Likovë

19.07.2021 18:48

Shoqata “Edhe unë jam Mateçi”, me seli në Zvicër, realizoi një tjetër akt fisnik e human...

Shoqata “Edhe unë jam Mateçi”, me seli në Zvicër, realizoi një tjetër akt fisnik e human, duke i dhuruar “Shtëpisë së Shëndetit” në Likovë një autoambulancë.
 
“Vetë një autoambulancë e kemi pas nga MSH, kështu që për nevojat e komunës së Likovës me 30 mijë banorë vërtetë ka qenë nevojë e kamotshme, e falënderojmë jashtëzakonisht tepër shoqatën “Edhe unë jam Matçi”, për kontributin e dhënë, donacionin e dhënë me të vërtetë kanë bërë një vepër humane.”,- tha drejtoresha në ISHP “Shtëpia E Shëndetit”, Likovë Rukije Miftari.
 
“Është një donacion nga Spitali i Kantonit të St. Gallen që na është dhuru neve si shoqatë dhe ne e pamë të arsyeshme që ta donojmë këtu në ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Likovë, nga ku të gjithë banorët mund të shërbehen shpresojmë të shfrytëzohet si duhet, kemi memorandum bashkëpunimi me ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Likovë, si dhe me komunën e Likovës dhe shpresojmë të sjellim përsëri donacione.”,- tha kryetari i Shoqatës “Edhe unë jam Mateçi”, Irfan Arifi.
 
“Falënderoj kurbetçarët tanë të cilët gjenden në mesin tonë në çdo kohë, çdo vend po kontribuojnë për vatanin e tyre e për vendin tonë dhe për të mirën e përgjithshme të popullit tonë”,- tha mes tjerash, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
 
Ndryshe, Shoqata “Edhe unë jam Mateçi”, para disa muajve, një donacion të këtillë, pra autoambulancë ia dhuroi edhe Spitalit të përgjithshëm të qytetit të Kumanovës.
 
FATLUM AQIFI