Botë

Francë, digjen dy qendra vaksinimi

19.07.2021 19:11

Një valë protestash kanë shpërthyer në Francë kundër masave kufizuese që ka vendosur...

Një valë protestash kanë shpërthyer në Francë kundër masave kufizuese që ka vendosur qeveria në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qyteteve të Francës dhe kanë shkatërruar dy qendra vaksinimi, duke kundërshtuar rregullat e reja kundër Covid.
 
Të dy qendrat e vaksinimit mësohet se janë djegur nga protestuesit . Sipas BBC kanë qenë rreth 100 mijë protestues. Qytetarët kundërshtojnë bërjen e vaksinës me detyrim për punonjësit shëndetësor dhe lejen që duhet të ketë çdo qytetarë për të hyrë në vende të ndryshme publike. Nga qeveria është thënë se masat e reja po merren në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Delta, që po shkakton një rritje të shtrimeve në spitale. 
 
Australi, protesta kundër masave anti-Covid, 4 të arrestuar
 
Australia është përfshirë nga protestat kundër masave anti-Covid. Kryeministri, Gladys Berejiklian,  ashpërsoi masat si pasojë e përhapjes së virusit Deltas .Ky vend regjistroi 105 raste në 24 orë, të cilat ishin variant i Deltas. 
 
Johnson: Kujdes maksimal pas dhënies fund të kufizimeve
 
Kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ushtrojnë me kujdes liritë e tyre të reja, pasi shumica e kufizimeve të detyrueshme të bllokimit të Anglisë u hoqën. Rregullat e distancimit shoqëror që, në një formë apo në një tjetër, kanë ”qeverisur” jetën e njerëzve për më shumë se një vit, më në fund morën fund nga sot.
 
Maskat nuk janë më të detyrueshme në dyqane dhe në transportin publik, kufijtë e mbledhjeve janë hequr dhe puna nga shtëpia ka përfunduar.Klubet e natës, teatrot dhe restorantet mund të hapen plotësisht, ndërsa pub-et nuk janë më të kufizuara.
 
Johnson ka thënë se pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, tani është koha që ekonomia të rihapet, pasi gati 90% e popullsisë së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 68 % të dyja dozat.
 
GYLTENE SINANI