Botë

Bruksel, takimi Kurti-Vuçiq për dialogun, përpjekje e re për normalizim të raporteve

19.07.2021 19:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel, realizuan takimin e dytë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Bisedimet e sotme Kurti-Vuçiq u përqendruan në përparimin e arritur si dhe për hapat e mëtejmë në procesin e dialogut. Beogradi zyrtar insiston që Prishtina të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq, Prishtina zyrtare ka theksuar se një numër i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, nuk po zbatohen si duhet nga Beogradi.

Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy zyrtarët u pajtuan që takimet të vazhdojnë. Takime të reja të nivelit të tillë nuk pritet që të ketë në periudhën e ardhshme për shkak të pushimeve të verës të cilat fillojnë edhe në selinë e BE-se ne Bruksel.