Përmbytjet në Gjermani, Merkel: Të përkushtuar për ta rikthyer jetën
Gati 200 të vdekur, qindra të zhdukur, dhjetëra të mijëra të tjerë që nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre e shumë njerëz...

Gati 200 të vdekur, qindra të zhdukur, dhjetëra të mijëra të tjerë që nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre e shumë njerëz që ende janë pa energji elektrike e ujë të pijshëm, fshatra të tërë janë zhdukur, bilanci i përmbytjeve historike në Europën Perëndimore, është tragjik.
Banorët e rajoneve më të goditura nga përmbytjet në Gjermani, kanë shqetësim të madh, sepse rrënojat e ndërtesave, por edhe mbetjet e tjera mund të sjellin vështirësi për rindërtimin e zonës.
Ata thonë se niveli i ujit u rrit nga 20 centimetra deri në mbi 1 metër vetëm për pak minuta. Tani mungon energjia elektrike, Këta banorë thonë se për vetëm pak minuta kane humbur gjithçka qe kane ndërtuar gjate jetës së tyre.
Zonat e dëmtuara u vizituan nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka deklaruar se Qeveria federale e Gjermanisë u zotua të ndjekë nga afër të gjitha veprimet për të rikthyer jetën normale në zonat e përmbytura.
