Botë
19 të vrarë në Çeçeni
04.12.2014 17:23
Së paku 10 policë dhe nëntë militantë janë vrarë dhe rreth 20 policë janë të plagosur gjatë disa orëve luftime...

Së paku 10 policë dhe nëntë militantë janë vrarë dhe rreth 20 policë janë të plagosur gjatë disa orëve luftime ndërmjet militantëve dhe pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë në kryeqytetin Grozni, raporton Agjencia e Lajmeve “Interfax” në Rusi.
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, më herët gjatë ditës tha se një ndërtesë, e cila ishte okupuar nga disa persona të armatosur, është shkatërruar nga zjarri dhe të gjithë militantët, që kishin hyrë brenda, janë vrarë.
Ky incident i rëndë në ndërtesën e një shtëpie botuese ndodhi pasi autoritetet thanë se personat e armatosur, që udhëtonin me disa vetura, i vranë së paku tre policë të trafikut në një postbllok dhe “6 terroristë ishin asgjësuar”.
Sulmi i cili ndodhi para se presidenti rus, Vladimir Putin, të dorëzojë gjendjen e tij vjetore të shtetit, e cila nënvizon situatën e brishtë të sigurisë në Çeçeni në më shumë se një dekadë pas dërgimit të trupave për të zhdukur separatistët atje.
Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit rus (NAC), tha se një numër i luftëtarëve ishin ende të fshehur në ndërtesën e shkollës vendore, megjithëse operacion në qendër të qytetit përfundoi.
"Regjimi ligjor i operacionit kundër terrorizmit është futur në qendër të qytetit. Aktualisht, faza aktive e operacionit special në Shtëpinë e Shtypit të qytetit të Grozny ka ardhur në fund. Qendra Informative e Kombëtare e Komitetit Antiterrorizëm e konfirmon deklaratën e kryetarit të Republikës çeçene, Ramzan Kadirov, për neutralizimin e të gjithë banditëve të bllokuar në Shtëpinë e Shtypit. Në kuadër të operacionit të tanishëm, kundër terrorizmit janë duke ndërmarrë masa shtesë për të neutralizuar luftëtarët që janë fshehur në ndërtesën e shkollës"- deklaroi zëdhënësi i “NAC”, Andrei Chatsky.
Për fat të mirë nuk raportohet për viktima mes civilëve.
Ky ishte ndër rastet më të mëdha të dhunës për disa vite në Grozni, që ishte rindërtuar me fonde të larta, pas dy luftërave shkatërruese, pas periudhës sovjetike që i ka shkaktuar kryengritja islamiste, e cila vazhdon në rajonin e Kaukazit Verior.
LEUNORA KALIQI
