Botë
Pakistan, 28 njerëz të vdekur gjatë aksidentit rrugor
19.07.2021 20:23
Autoritetet pakistaneze kanë njoftuar për një aksident të madh rrugorë...

Autoritetet pakistaneze kanë njoftuar për një aksident të madh rrugorë, ku kanë mbetur të vdekur të paktën 28 njerëz dhe mbi 40 të tjerë të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur kur një autobus me pasagjerë është përfshirë në një aksident me kamion. Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve kanë qenë punëtorë, të cilët kanë qenë duke u kthyer nëpër shtëpi, për të festuar me familjet e tyre festën islame të Kurban Bajramit.
Hetimet për shkakun e aksidentit tashmë kanë nisur. Rrugët e këqija, makinat e pamirëmbajtura dhe mosrespektimi i shenjave të trafikut besohet se çojnë në mijëra vdekje çdo vit.
