Besimtarët muslimanë në mbarë Botën festojnë Kurban Bajramin
20.07.2021 08:37
Besimtarët muslimanë në mbarë botën....

Besimtarët muslimanë në mbarë botën sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Drejtuesit fetarë dhanë mesazhe paqeje në këtë ditë feste, përfshirë këtu edhe numrin një të Bashkësisë Fetare Islame në vendin tonë, Shaqir ef Fetahu.
Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me zotin.
TVM2, përmes të cilit kanal në mënyrë të drejtëpërdrejtë patët mundësinë ta ndiqni edhe manifestimin qendror të festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve musliman ju uron këtë festë madhështore.
