Ahmeti uron festën e Kurban Bajramit: Të jemi pranë njëri-tjetrit

20.07.2021 11:21

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti....

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, uroj që në gjirin tuaj familjar të keni shëndet, mbarësi dhe begati pafund!

Festat gjithmonë na bashkojnë dhe na afrojnë me njëri-tjetrin në gëzim për njerëzit që i kemi pranë dhe në mall për ata që nuk janë më me ne.

Kjo festë e sakrificës t’ju gjejë mirë ju dhe të gjithë besimtarëve, në devotshmëri ndaj Zotit dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë“, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.