Ligji për Shtetësi, Zaev: “E Majta” të thotë arsyen e bllokimit
Kryeministri, Zoran Zaev, me apel deri tek “E Majta”...

Kryeministri, Zoran Zaev, me apel deri tek “E Majta” për rëndësinë e ligjit të shtetësisë të cilët kanë paralajmëruar bllokimin e kuvendit pasi qeveria me flamur europian e lëshoi në procedurë parlamentare.
Kreu i ekzekutivit kërkon nga E Majta ta thonë vërejtjen që kanë kundrejt këtij ligji, ndërkohë që shprehet i gatshëm të pranojë edhe amendamentet e tyre.
“Nuk e kam dëgjuar vërejtjen. Do ta adresoja, do ta komentoja dhe do ta zgjidhja pot a dija se cila është. Ata thonë ne bllokojmë, dhe fund. Dua të di se cili është problemi në ligj. Ne bashkë me ASH – Alternativën me dialog gjetëm zgjidhje. Pamë se gjatë dy dekadave të fundit kanë aplikuar 2 mijë e 400 njerëz. Qoftë vetëm një, ne duhet ta zgjidhim problemin. Tani gjetëm zgjidhjen, nga ana tjetër E Majta thotë se do ta bllokojnë. Unë do të pranoja amendamente vetëm të mos bllokohen ligjet.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Rezoluta e VMRO–DPMNE–së, Zaev: S’do ta votojmë, formulimi anti kushtetues
Kryeministri ka deklaruar se në kuvend s’do të mbështesin rezolutën e VMRO–DPMNE-së, të cilën kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka pranuar me emrin e shtetit Maqedoni në preambulën e dokumentit.
“Gjithsesi se s’do ta votojmë. Nuk guxojmë dhe nuk lejohet. Nuk bëhet fjalë për inate apo ndonjë kapriço, bëhet fjalë për parim, për kushtetutën. E palejueshme është që kryeministri, shumica qeverisëse, institucionet e sistemit të votojnë në kundërshtim me kushtetutën. Kjo do të dërgonte porosi se po dërgojmë gjithë sistemin.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
VMRO: Zaev të mbrojë identitetin
Nga VMRO–DPMNE të cilët paralajmëruan bllokimin e kuvendit nëse propozim ligji për mjete narkotike miratohet me flamur europian, ftojnë kryeministrin të përqendrohet në përmbajtjen e rezolutës.
“Zaev të mos ngatërrohet në formën duke e injoruar përmbajtjen. Çdo prolongim i miratimit të rezolutës do të thotë se Zaev po lufton për hapësirë për pazare me Bullgarinë. Nuk duam të besojmë se arsye më të thella për obstruksion të rezolutës. LSDM duhet të shikojë më larg dhe të pozicionet pas interesave maqedonase.”,- theksoi deputeti i VMRO–DPMNE-së, Brane Petrushevski.
Zaev u shpreh se do të tentojë të kontaktojë udhëheqësinë e VMRO–DPMNE-së për të harmonizuar qëndrimet që mos të lëshohet shansi për t’u bërë bashkë në mbrojtje të identiteti dhe historisë maqedonase. (Meral Ismaili, TVM2)
