Filipçe: U regjistruan edhe 5 raste me llojin Delta. Janë vaksinuar 500 fëmijë

20.07.2021 15:59

Gjatë javës së fundit janë regjistruar edhe 5 raste të reja....

Gjatë javës së fundit janë regjistruar edhe 5 raste të reja me variantin Delta të virusit Korona, i cili po përhapet edhe në shumë vende të botës.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, apelon që qytetarët të vaksinohen sa më pare që të jetë e mundur, pasi për të arritur imunitet kolektiv, siç thotë ai nevojitet të vaksinohet 80% e popullsisë.

“Janë detektuar edhe 5 raste, tre në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë, por nuk është vetëm ky lloj, janë të pranishëm edhe llojet tjera. Por, për të gjitha llojet dhe mutacionet vaksinimi është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nga fillimi kësaj jave ka filluar edhe vaksinimi i fëmijëve prej 12 vjeç dhe tanimë janë vaksinuar rreth 500 fëmijë, tha ministri.

“Janë hapur punktet e vaksinimit për fëmijë janë paraqitur rreth 1800 fëmijë rreth 500 janë vaksinuar, por kjo nuk është përqindje që mund të na mbrojë nga vala e re.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Vaksina nuk është e obligueshme tha ministri por nuk e përjashtoi mundësinë për vendosjen e kufizimeve për të pa vaksinuarit nga muaji shtator apo tetor nëse ballafaqohemi me vale të re infektimesh, pasi nuk mund të pësojnë të gjithë për shkak se dikush nuk dëshiron të vaksinohet tha ministri.

Filipçe njëherit bëri të ditur se sektori i shëndetësisë deri tani është vaksinuar mbi 85%, të punësuarit në çerdhe mbi 50%, po aq edhe të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme të vendit. (Gyltene Sinani, TVM2)