Maqedoni
ASh: Zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor
20.07.2021 16:35
Edhe opozita shqiptare vlerëson se sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen me datën 17 tetor...

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk shohin asnjë arsye për anulimin apo shtyrjen e datës, por po ashtu as edhe paralajmërimet për situatën me pandeminë nuk shkojnë në favor të shtyrjes së zgjedhjeve.
E kuptojmë po ashtu edhe frikën e partive në qeveri të cilat kërkojnë mënyrë për të blerë kohë, vetëm e vetëm me shpresë se diçka do të ndryshohet, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët megjithatë theksojnë se janë të përgatitur për zgjedhje kurdo që ato do të mbahen.
