Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Zaev: Zgjedhjet me 31 tetor, pas regjistrimit
20.07.2021 17:21
Kreminitri Zoran Zaev propozon që më 31 tetori të mbahen zgjedhjet lokale...

Kreminitri Zoran Zaev propozon që më 31 tetori të mbahen zgjedhjet lokale, me qëllim që fushata të mos përputhet me procesin e regjistrimit.Të gjitha partitë politike duhet të sqarohen rreth propozimit dhe nëse ajo pranohet do të jetë pjesë e Kodit Zgjedhorë shtoi Zaev.
Ai tha se po kërkohet edhe zgjidhje ligjore me të cilën kryetarët e komunave dhe këshillatërt, funksionin e tyre ta kryejnë deri në zgjedhjen e përbërjes tjetër. Zaev njëherit informoi se me paritë e mëdha është arritur marrëveshje për listat e hapura.
“Mendoj se kemi të arritur marëveshje,Ministri Mariqiç do tua tregojë detajet pasi që mes LSDM së,VMRO-DPMNE-së ,BDI-së dhe Alencës dhe Alternativës ka marrëveshje ,tani me partitë e vogla për lista të hapura.Ajo nuk është akoma e zyrtarizuar ,përderisa ata që kërkuan më së shumti e ato janë partitë e vogla , të jenë të kënaqura me avansimin e tillë të modeleve demokratike...Nuk duam që fushata të jetë së bashku me regjistirmin dhe gjithsesi pandemia.Nëse kjo nuk ndryshohet me ligj ,zgjedhjet duhet të jeni deri më 17 dhe këtu kemi përputhje të fushatës me regjistrimin. Propozimi dominant i paritve është të jetë 31 nëse pajtohen të gjithë dhe ajo do të jetë në ligj”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE: Data e propozuar në kundërshtim me kushtetutën
Për VMRO-DPMNE propozimi i Kryeministrit Zaev për datën e mbajtjes së zgjedhjeve është kundër kushtetuese dhe i dhënë pa u konsultuar me partitë politike.
“Atë që Zaev e tha sot për datën e mbajtjes së zgjedhjeve pa konsultim paraprak me partitë politike ,edhe një herë e vërteton faktin se Zaev ka frikë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale ,ka frik nga gjykimi i popullit dhe kërkon mënyrë që të njejtat ti anulojë.Gjitashtu Kushtetuta është mbi të gjitha dhe në këtë shtet Zave duhet të ndërpse praktikën e shkeljes së Kushtetutës së Repubilkës së Maqedonisë i cili thotë se mandati i kryetarëve të Komunës mbaron para datës që Zaev e propozon si datë të mundshme për zgjedhjet lokale.Sipas Kushtetutës zgjedhjet lokale duhet të mbahen në mes të muajit tetorë”, theksoi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së nëse argument i Zaev që zgjedhjet të mbahen më 31 tetorë ,është regjistrimi ,atëherë propozojnë të shtyhet regjistrimi dhe jo zgjedhjet shtyerja e të cilave sipas tyre paraqet shkelje të kushtetutës.
Kryeminsitri Zaev u prononcua edhe rreth kualicioneve për zgjedhjet lokale, me çrast tha se deri më tani ka takuar krerët e PDSH-së dhe Lëvizjes "Besa" ndërsa deri në fund të javës do të ketë takim edhe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Sa i përket zgjedhjeve lokale në Tetovë dhe mbështetjen e kanditatëve të partenrëve të kualicionit ,Zaev thotë se me gjasë do të kenë kandidatin e tyre në garë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
