Botë
Petkoviq: I ankohet ambasadorit rus për qëndrimet e Kurtit
20.07.2021 19:05
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq...

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka takuar me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, të cilit i është ankua për qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun Kosovë-Serbi.
Petkoviq ka theksuar se Prishtina tregoi papërgjegjësi ekstreme në Bruksel dje, duke refuzuar të pajtohet me dy pikat kryesore të draftit të BE-së, të cilat i referohen intensifikimit të përpjekjeve për të gjetur personat e zhdukur të mbetur, si dhe përmbajtjes nga veprimet e njëanshme që do ta destabilizonin situatën.
"Të gjitha përpjekjet e Albin Kurtit çuan në pengimin e bisedimeve dhe kishin për qëllim provokimin e palës serbe për të pezulluar negociatat, por Beogradi edhe një herë ka treguar përgjegjësi dhe përkushtim ndaj dialogut dhe marrëveshjes”, thuhe në njoftimin e kabinetit të Petkoviq.
Sipas Petkoviq, Beogradi do të mbetet vazhdimisht i përkushtuar për të vazhduar dialogun, ndërsa thuhet se pala serbe do të këmbngulë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe në arritjen e një kompromisi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të hënën për herë të dytë, presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq.
Kurti tha se Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk është kollaj, për shkak se nuk ekziston gatishmëria, përveçse interesi nga Serbia që të ballafaqohet me të kaluarën”, tha Kurti.
