Botë
Merkel: Ndihmë e shpejtë për rajonet e vërshuara
20.07.2021 19:31
Në vizitën e saj të dytë në rajonet gjermane të goditura rëndë nga përmbytjet, Kancelarja Merkel...

Në vizitën e saj të dytë në rajonet gjermane të goditura rëndë nga përmbytjet, Kancelarja Merkel premtoi për ndihmë të shpejtë financiare, ndërkohë që në Belgjikë u zhvilluan ceremoni përkujtimore për viktimat.
Ndërkohë edhe flamujt përpara godinës së Komisionit Evropian u ulën në gjysmë shtizë në shenjë solidariteti për të paktën 196 viktimat e konfirmuara deri më tani nga përmbytjet.
Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetas të Kosovës. Ndërkohë vazhdojnë aktivitetet në Gjermaninë perëndimore dhe në Belgjikë për të pastruar grumbujt e mbeturinave të mbuluara me baltë dhe për të vazhduar kërkimin për gjetjen e viktimave të katastrofës së javës së kaluar.
Kancelarja Merkel ka premtuar ndihmë të shpejtë financiare dhe një fokus politik të shtuar tek ndryshimet klimatike. Ndërkohë në Belgjikë, mbreti, mbretëresha si dhe kryeministri i vendit, morën pjesë në një ceremoni përkujtimore të martën për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore.
Aktiviteti në Verviers në provincën Liege u mbajt ndërsa është shpallur një ditë zie kombëtare për 31 viktimat e Belgjikës.
