Botë

Ditë zie në Belgjikë, një minutë heshtje për viktimat e përmbytjeve

20.07.2021 21:39

Belgjika sot bëri homazhe për viktimat e përmbytjeve që goditën vendin në ditët e mëparshme...

Pikërisht në mesditë, u dëgjuan sirenat dhe qytetarët mbajtën një minutë heshtje për nder të bashkëqytetarëve që humbën jetët tragjikisht.
 
Flamujt u ulën në gjysmështizë.
 
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët u mblodhën në ndërtesën e Këshillit, gjithashtu bënë homazhe.
 
Viktimat e përmbytjeve u nderuan edhe në Verviers, një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet.
 
Në homazhe morën pjesë gjithashtu mbreti Philippe, kryeministri Alexander De Croo, ministrja e Brendshme Annelies Verlinden, guvernatorë, kryebashkiakë, zjarrfikës, përfaqësues të ambulancës dhe zyrtarë të Mbrojtjes Civile.
 
Të paktën 31 persona e humbën jetën në përmbytjet që goditën Belgjikën./Top Channel