Shkup, gjithsej 166 kundërvajtje në komunikacion, 61 për tejkalim shpejtësie

21.07.2021 10:31

Ministria e Punëve të Brendshme...

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 166 masa, prej të cilave 61 janë për tejkalim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje, 7 masa për motoçiklistët”, sqarojnë nga SPB Shkup.

Aksione të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.