Kulturë
Sonte komedia “I burgosuri në katin 15”
04.12.2014 17:48
Vazhdojnë aktivitetet kulturore në qytetin e Shkupit. Të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës...

Vazhdojnë aktivitetet kulturore në qytetin e Shkupit. Të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës, do të kenë mundësi që sonte, me fillim në orën 20.00, të ndjekin shfaqjen teatrale “I burgosuri i katit 15”, nën regji të Donart Hasanit nga Tirana.
Shfaqja në fjalë është një komedi sociale, e cila merret me problemet e përditshmërisë së një familjeje, që hasë në probleme financiare, të cilat kanë lidhje me papunësinë.
“Është një komedi e cila mendoj që do të ketë një impakt te publiku, sepse në një farë mënyre i gjithë publiku, jo vetëm në Shkup, po gjithkund në kryeqytet evropiane ka të tilla probleme, gjë që do të bëjë që marrëdhëniet mes asaj që ndodh në skenë dhe sallës të jetë akoma më e ngrohtë”- deklaroi regjisori, Donart Hasani.
Shfaqa do të mbahet në Teatrin e Komedisë, përkatësisht ish-Teatrin Popullorë Maqedonas, ku është vendosur përkohësisht Teatri Shqiptar deri në renovimin e objektit të këtij teatri.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
