Në Strugë dhe rrethinë interesimi për vaksinim është shumë i ulët

21.07.2021 14:08

Në Strugë dhe rrethinë interesimi për vaksinim është shumë i ulët...

Sipas informacionit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, në komunën e Strugës është imunizuar vetëm 23.1% e popullsisë. Situata është e ngjashme në Dibër, ka një përgjigje edhe më të ulët ndaj vaksinimit, vetëm 17.3%.
 
Në fillimin e pandemisë, Struga ishte një nga qytetet me vdekshmërinë më të lartë nga pasojat e virusit. Deri më tani 197 persona kanë humbur betejën me Covid 19, megjithatë nuk ka interesim të madh për vaksinim. 
 
“Është e qartë që popullsia ka një farë aktiviteti, por nuk vërehet. Nuk e dimë a duhet që ne, përmes mediave, përmes njerëzve me ndikim, të kërkojmë një mënyrë për të rritur interesin për vaksinimin.",- deklaroi drejtori i Qendrës Shëndetësore në Vevçan, Jovan Stojkoski.
 
Vaksinimi në Strugë zhvillohet në gjashtë pika, tre në spitalin e Strugës dhe tre të tjerë në Qendrën Shëndetësore  Svetozar Çoçoroski në Vevçan, Llabunishtë dhe Veleshtë. Vaksinimi në terren pritet të rrisë numrin e qytetarëve të interesuar.
 
“Me vaksinimin në terren, fakt është se numri është rritur, vaksinat janë më të arritshme për ta dhe ato vijnë më lehtë. Për vaksinimin masiv atyre iu desh të udhëtonin në Ohër ose Vevçan. Tani me pikat në terren që kemi hapur, qytetarët mund të shkojnë pa u paraqitur.”,- drejtor i qendrës shëndetësore në Vevçan, Jovan Stojkoski.
 
Në komunën e Strugës aktualisht ka vetëm 4 raste janë aktive. Ndryshe nga Struga, në Ohër ka interesim më të madh për vaksinim.
 
ILMIE ZHAKU