Korrupsioni, Nikollovski: Të rritet kapaciteti i institucioneve

21.07.2021 14:45

Konfiskimi i pronës ekziston si masë...

Konfiskimi i pronës ekziston si masë, por gjatë hetimeve penale deri më tani nuk ishte efikase. Kështu u shpreh zv.Kryeministri i angazhuar për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, gjatë prezantimit të Strategjisë nacionale për përforcimin e kapacitetit për kryerjen e hetimeve finansiare dhe konfiskim të pronës.

Aplikimi i dobët i konfsikimit të pronës ndodh për shkak të mungesës së lidhjes elektronike mes Prokurorisë publike dhe institucioneve të tjera si dhe mungesa e kapaciteteve njerëzore.

Ai paralajmëroi se me strategjinë e re do të rritet efikasiteti në procedurat penale, ndërsa paralel me çdo procedurë të hapur penale do zbatohet edhe hetim financiar.

“Për dy vite do të flasim se sa janë efektet nga implementimi i Strategjisë, përforcimit të kapcaiteteve, lidhja mes institucioneve, digjitalizimi i të gjitha proceseve dhe këtyre institucioneve kyçe, eliminimi i faktorit njeri që gjithë secili të bindet se krimi dhe korrupsioni nuk është i pagueshëm dhe se secili do të përgjigjet për atë që e ka bërë” – tha Zv.Kryeministri i angazhuar për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski.

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski tha se vetëm me qasje të koordinuar të institucioneve relevante mund të sigurojmë konfiskim të pronës.

“Theksoj se jemi në kahje të zbatimit të hetimeve ndër resoriale të koordinuara financiare me qëllim identifikimin, ndjekjen e të ardhurave, transferit të tyre, pronave dhe përfitimeve pronësore në vend apo jashtë, e të cilat do të realizohen në mënyrë paralele me hetimin penal” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Kryeprokurori, Lubomir Joveski thekson se këto forma të reja të krimit nuk mund ti hetojë vetëm një institucion. Në pyetjen se pse prokurorët rrallë kërkojnë konfiskim të pronës, Joveski tha se kur ekzistojnë dëshmi, prokurorët duhet ta bëjnë atë, në të kundërtën do të japin përgjegjësi.

“Në ato lëndë në të ciat ka pasur dëshmi apo kanë mundur të ekzistojnë, por nuk janë siguruar, prokurorët e tillë do të bartin përgjegjësi adekuate, por aty ku ka pasur dëshmi jam i bindur se kanë kërkuar konfsikim të pronës. Prokuroria duhet të ndërtojë qendra operative hetuese dhe efikase ku këto gjëra do të mësohen, pasi siç thash këtë formë të re të krimit nuk mund që një institucion apo person vetë ta hetojë” – tha Kryeprokurori, Lubomir Joveski.

Nga drejotria e policisë financiare theksojnë se edhe deri më tani kanë marrë pjesë në hetimet dhe konfiskimet korruptive, por që pengesë ka krijuar mungesa e Ligjit për konfiskimin e pronës.

“Pengesa kryesore në këtë rast është që nuk kemi një ligj i cili do të definon se prej ku është prejardhja e patundëshmërisë apo tundëshmërisë, apo edhe pasurisë së çdo qytetari, jo vetëm funksionari qeveritar, ku do të ketë obligim të argumentojë me fakte dhe të bind çdo organ i cili është kompetent për hetime financiare se prejardhja e asaj pasurie është në formë legale” – tha Drejtori i policisë finansiare, Arafat Muharemi.

Deri në fund të muajit gusht do të jetë i njohur teksti i propozim ligjit për prejardhjen e pronës do të pamundësohet pasuria në dëm të qytetarëve u tha me këtë rast. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)