Maqedoni

LSDM: Veljanovski të vendos në rend dite mandatet e opozitës

04.12.2014 17:58

LSDM-ja i ka bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovskit, që të miratojë dorëheqjet e deputetëve...

LSDM-ja i ka bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovskit, që të miratojë dorëheqjet e deputetëve, sepse në këtë mënyrë do t’ia sigurojë vetes një “rrethanë lehtësuese, atëherë kur do të akuzohet për keqpërdorimet e bëra”.
 
Këtë e deklaroi deputetja e Socialdemokratëve, Renata Deskoska, e cila shtoi se LSDM-ja porosit kreun e parlamentit që të mos e rëndojë pozicionin e tij, duke u përfshirë në keqpërdorime të reja dhe ta bëjë detyrën ashtu siç kërkon kushtetuta.
 
“Kjo që po ndodh në kuvend i ngjan parodisë. Kuvendi do të vlerësuaka nëse deputetët e opozitës, që kanë depozituar dorëheqjet, mungojnë me ose pa arsye. Fjala është për përpjekje tragjikomike e kreut të kuvendit, për të maskuar shkeljen e kushtetutës për më shumë se 6 muaj me radhë në vazhdimësi”- deklaroi deputetja e LSDM-së, Renata Deskoska.
 
Deputetja Deskovska, ripërsëriti qëndrimin e LSDM-së se nuk do të legjitimojë zgjedhjet e parregullta parlamentare, ndërsa kryetari i kuvendit është i detyruar, sipas kushtetutës, t’i konstatojë dorëheqjet që në seancën e parë pas depozitimit të tyre.
 
MEFAIL ISMAILI